Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak minuta më parë në Kurbin, ku si pasojë është plagosur një 22-vjeçar. I riu është identifikuar si Veron Pasha.
Pas ngjarjes, ai është transportuar drejt Spitalit të Traumës, ku po merr ndihmën e specializuar mjekësore. Sipas informacioneve paraprake, 22-vjeçari ka marrë një plagë me armë zjarri në këmbë, në pjesën e kofshës.
Aktualisht, Veron Pasha ndodhet nën monitorimin e stafit mjekësor dhe gjendja e tij shëndetësore raportohet stabël.
Ndërkohë, forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.