Plagosi me thikë kushëririn, 60-vjeçari i njohur në “TikTok” si “Izet Pantera”

Aktualitet

Publikuar: 25/07/2026

Plagosi me thikë kushëririn, 60-vjeçari i njohur në “TikTok” si “Izet Pantera”

60-vjeçari Izet Ymeri u arrestua nga Policia e Fierit pasi plagosi me thikë kushëririn e tij pas një konflikti në Lushnjë.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Loni Dhamo”, ku, sipas policisë, pas një sherri për motive të dobëta, Izet Ymeri goditi me thikë kushëririn e tij, 70-vjeçarin Faslli Ymeri.

I plagosuri u transportua fillimisht në spitalin e Lushnjës dhe më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë arrestuan 60-vjeçarin, i cili pritet të përballet me akuzën për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

I njohur në “TikTok” si “Izet Pantera”

Izet Ymeri është një emër i njohur në TikTok, ku njihet me nofkën “Izet Pantera”.

Ai është bërë i njohur për videot dhe transmetimet “live” që realizonte së bashku me reperin Kleviol Ahmeti, i njohur si Clevio, me të cilin shfaqej shpesh duke realizuar sfida dhe biseda që tërhiqnin vëmendjen e ndjekësve.