I zuri vendin si prokuror falë miqësisë me Ina Ramën, Tom Dedaj thirrje Ols Dados: Jep dorëheqjen se të ka dalë boja, ishe noter dhe nuk plotësojë kriteret

Aktualitet

Publikuar: 25/07/2026

I zuri vendin si prokuror falë miqësisë me Ina Ramën, Tom Dedaj thirrje Ols Dados: Jep dorëheqjen se të ka dalë boja, ishe noter dhe nuk plotësojë kriteret

Ish kryeprokurorja Ina Rama akuzohet se i bëri ‘puç’ ish prokurorit Tom Dedaj, duke e shkarkuar nga detyra, për të emëruar në vend të tij mikun e saj Ols Dadon, pa plotësuar kriteret, me dosje false dhe duke mashtruar Bamir Topin, asokohe President. Tom Dedaj mësohet se i ka kërkuar Gjykatës Administrative heqjen e statusit të magjistratit Old Dados, me pretendimin se është emëruar në shkelje të ligjit. Dedaj kërkon edhe hetimin e rolit të Ina Ramës në emërimin e paligjshëm të Ols Dados.

Ndërkaq, përmes një statusi në Facebook, ish prokurori Tom Dedaj i bën thirrje Ols Dados të japë dorëheqjen si prokuror pasi i ka dalë boja duke u zbuluar se është emëruar pa plotësuar kriteret. Tom Dedaj i bën thirrje Ols Dados që nëse i ka mbetur një fije ndërgjegje të tregojë nëse e ka kryer Shkollën e Magjistraturës apo ka shërbyer 5 vite si oficer i Policisë Gjyqësore, kushte që duhen plotësuar për t’u emëruar prokuror.

Postimi i plotë i Tom Dedajt

Unë isha dje në një gjyq në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë si pjesë e ati proçesi ku Erion Veliaj kishte kërkuar pavlefshmërinë absolute të dekretit të ish Presidentit të Republikës për dekretimin e Olsi Dados si Prokutor në nëntor të vitit 2008.
Gjithçka rrotullohej rreth faktit nëse Ols Dado që sot është Prokuror I SPAK-ut ka plotësuar kriteret që të emërohej Prokuror ose jo që në fakt nuk i ka plotësuar pasi ai është emëruar, dekretuar si Prokuror nga profesioni i noterit që ligji nuk e ka parashikuar kurrë…nejse gjyqtari një mjeran i quajtur Azbi Balliu na e rrëzoi kërkesën.
Por unë me këtë rast ngre një problem madhor ore ti Ols Dado…a ke një fije ndërgjegje ti…a ke pak moral ti…a je betuar ti ti shërbeshë ligjit e Kushtetutës ..a do të thuash ti të vërtetën,veç të vërtetën dhe asgjë përveç të vërtetës….
O Olsi Dado po oficerët e Byrosë së Hetimit janë të detyruar me ligj që të kalojnë edhe poligrafin makinën e së vërtetës ti duhet të jeshë akoma më i sinqertë e akoma më i ndershëm se ti je drejtuesi I tyre.
Ti ke kapur një post ku populli shqiptar,Europa edhe Amerika i kanë sytë e shpresat nga ti…trego të vërtetën o njeri…..ore a e ke kryer ti Shkollën e Magjistraturës…
A ishe ti oficer I Policisë Gjyqësore në Prokurori për 5 vjet….nëse përgjigja është jo ore po si u bëre ti Prokuror…..në çfarë mënyre….apo pagove diçka se s’të bën kush kot ore Prokuror nga noter.
A e din ti o zoti Dado se nga jeta ka pasë ndonjë person që ka mashtruar disa njerëz apo institucione duke u prezantuar si prokuror …a e din ti se ata janë dënuar me burg….
O ti zoti Dado ki guximin njerzor,shqiptar e juridik e jep dorëheqjen o njeri se të kapën mor burrë…se të doli boja..
Por ki guximin të tregosh të vërtetën se ti edhe pasqyron sistemin o njeri i ul imazhin…
Mos harro që të emëroheshe ti prokuror është dashur të largohem nga puna unë ose një prokuror tjetër…
O ti Ols Dado ne do ta vazhdojmë betejën dhe e vërteta do dalë sheshit një ditë….
Por ti nuk e bën dot këtë gjë se ata që të bënë ty prokuror janë në poste të larta drejtuese edhe sot…”.