Rama: Gati kantieri i aksit rrugor Shalë – Tropojë, korridor i ri lidhës mes zonave alpine

Aktualitet

Publikuar: 25/07/2026

Rama: Gati kantieri i aksit rrugor Shalë – Tropojë, korridor i ri lidhës mes zonave alpine

Hapja e këtij aksi shënon lidhje mes zonës së Dukagjinit me Kurorën e Alpeve Shqiptare.

Kryeministri Edi Rama, ndau pamje nga kantieri, duke e cilësuar projektin si një investim strategjik që do të lidhë Shalën me Tropojën përmes Qafës së Ndërmajës.
Ky investim, do të krijojë një korridor të ri lidhës mes zonave alpine, duke lehtësuar lëvizjen e banorëve dhe vizitorëve, si edhe duke rritur potencialin për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.

Realizimi i këtij projekti pritet të rrisë aksesueshmërinë në një prej destinacioneve më të veçanta të turizmit malor në vend, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve lokale dhe në promovimin e Alpeve shqiptare si destinacion turistik gjatë gjithë vitit.