Dhuna në protestën te Kuvendi, nesër masa për 2 protestuesit! Njëri siguroi kapsollat, tjetri plagosi një polic me to

Aktualitet

Publikuar: 25/07/2026

Dhuna në protestën te Kuvendi, nesër masa për 2 protestuesit! Njëri siguroi kapsollat, tjetri plagosi një polic me to

Gjykatën e Tiranës nesër mbahet masa e sigurisë për Artemisa Islamajn dhe Orion Peçin, të dy të arrestuar lidhur me dhunën në protestën e së enjtes para parlamentit.

Për të dy blutë kanë administruar prova që i përfshijnë jo vetëm në akte dhune, por edhe furnizim me mjete piroteknike për hedhjen e tyre drejt efektivëve të policisë.

Më konkretisht, Artemisa Islamaj, sipas burimeve sillte kapsollat për protestuesit e tjerë, ndërsa Orion Peçi është autor i dyshuar i dëmtimit të efektivit të Shqiponjave me kapsollë, të cilën fillimisht e futi në një shishe plastike dhe e hodhi drejt policit.

Përveç tyre, nëpër komisariatet e Tiranës u shoqëruan për t’u marrë në pyetje edhe 30 protestues të tjerë, një pjesë e të cilëve do të hetohen në gjendje të lirë.

Mes tyre ishin Dritan Goxhaj, i ndaluar më herët në një prej 2 protestave para Kuvendit, dhe Edison Lika, ndër më aktivët në protestën e ashtuquajtur “Revolucioni Flamingo”, por u lanë të lirë brenda pak orësh.