Zërat kundër bojkotit trazojnë PD-në, Bardhi thërret mbledhjen e Grupit Parlamentar të hënën

Aktualitet

Publikuar: 19/07/2026

Zërat kundër bojkotit trazojnë PD-në, Bardhi thërret mbledhjen e Grupit Parlamentar të hënën

Partia Demokratike nuk ka mundur t’i sheshojë zërat e brendshëm kundër bojkotit të seancave parlamentare.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, u ka dërguar një mesazh ligjvënësve demokratë, ku u kërkon të mblidhen nesër në selinë blu para nisjes së seancës plenare për të vendosur mbi pjesëmarrjen.

“Të nderuar kolegë,

Të hënën, datë 20 Korrik, ora 11:00 do te zhvillojmë mbledhje të Grupit Parlamentar të PD, në seli.

Përgatitemi në çdo rast për seancën, që të jemi gati nëse grupi parlamentar vendos që të marrin pjesë. Ju falenderoj! Gazment Bardhi”,- thuhet në mesazhin e kreut të grupit.