influencues të të ashtuquajturës “manosferë”, të afërt me lëvizjen MAGA dhe të akuzuar në Britaninë e Madhe për dhunë seksuale dhe trafikim të qenieve njerëzore (vend që ka kërkuar ekstradimin e tyre), janë arrestuar në Miami. Deri tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur arsyen e arrestimit dhe as akuzat formale të ngritura ndaj tyre.
Dy vëllezërit, të cilët në rrjetet sociale promovojnë ide mizogjene dhe teori mbi hipermaskulinitetin, kanë shtetësi të dyfishtë amerikane dhe britanike. Pikërisht në Mbretërinë e Bashkuar ata përballen me akuza për përdhunim, trafikim të qenieve njerëzore dhe sulm fizik.
Në vitin 2016 ata u zhvendosën në Rumani, ku u arrestuan në vitin 2022 me akuzën se kishin organizuar një rrjet të gjerë për rekrutimin e grave, duke i detyruar ato të prostituoheshin ose të merrnin pjesë në prodhimin e videove pornografike. Të dy i kanë mohuar vazhdimisht akuzat dhe procesi gjyqësor në Rumani u ndërpre për shkak të parregullsive ligjore dhe procedurale.
Pak para arrestimit në Rumani, Andrew Tate, i cili njihet edhe për mohimin e ndryshimeve klimatike, publikoi një video kundër aktivistes Greta Thunberg. Policia e Bukureshtit arriti ta lokalizonte edhe falë logos së një kutie pice që shfaqej në video. Më pas, Thunberg reagoi në rrjetin X duke shkruar me ironi: “Ja çfarë ndodh kur nuk riciklon kutinë e ushqimit.”
Dy ish-kikboksierët profesionistë promovojnë në rrjetet sociale një stil jetese të dhunshëm, të shoqëruar me luks të shfrenuar, duke predikuar superioritetin “natyror” të burrave dhe nënshtrimin e grave. Kanalet e tyre ndiqen nga miliona persona.
Në qershor ata morën pjesë në Forumin Ekonomik të Shën Petersburgut, ku ishin ndër të paktët të ftuar nga vendet perëndimore.
Andrew Tate u përjashtua në vitin 2016 nga versioni britanik i spektaklit “Big Brother”, pasi gjatë emisionit u filmua duke sulmuar fizikisht një konkurrente. Më pas ai shkroi në Twitter se “gratë duhet të mbajnë përgjegjësi për abuzimet seksuale që pësojnë”.
Ndaj Andrew Tate, 39 vjeç, janë ngritur edhe shtatë akuza të tjera për përdhunim, tre akuza për organizim ose lehtësim të trafikimit të qenieve njerëzore me qëllim shfrytëzimin seksual, tre akuza për plagosje dhe 19 akuza të tjera që lidhen me materiale që përfshijnë të mitur dhe pornografi ekstreme.
Ndërsa Tristan Tate, 38 vjeç, akuzohet për dhunë seksuale, dy raste përdhunimi dhe tre akuza për organizim ose lehtësim të trafikimit të qenieve njerëzore për shfrytëzim seksual. Akuzat lidhen me ngjarje që dyshohet se kanë ndodhur nga korriku i vitit 2010 deri në gusht të vitit 2017.
Avokati i vëllezërve Tate e ka cilësuar çështjen si një “abuzim të rëndë” dhe është shprehur i bindur se ata do të lirohen shumë shpejt./ Corriere della Sera