Një grup militantësh të Partisë Demokratike, të instruktuar nga SHQUP, kanë ndjekur nga pas, kanë zënë në befasi dhe kanë rrethuar Taulant Ballën në një restorant në Strasburg, ku të pranishëm kanë qënë edhe Evis Kushi, Arbajn Mazniku etj. Teksa grupi i deputetëve ishte ulur në restorant, grupi i militanteve të PD-së ka nisur me thirrje ‘Rama n’burg, Balla n’burg’. Militantët kanë debatuar me deputetët, duke iu drejtuar se si nuk iu vjen turp që ulen në restorante të tille ndërkohë që populli proteston në Tiranë.
Sipas Ballës, protestuesit janë dërguar prej Berishës në hotelin ku po qëndrojnë deputetët socialistë. Më tej, nxjerr në pah ndryshimin midis kohërave kur Berisha dikur dërgonte Sali Lushën për sulme fizike, ndërsa sot kërkon materiale të filmuara.
“Ja dhe dy sorra që na i çoi Saliu tek hoteli në Strasburg. Jam i sigurt që nesër do të postojnë një video si na pritën ne me protesta dhe televizioni i Saliut do të mbushë lajmet. Pse po pini birra ishte sulmi. Kanë ndryshuar kohërat, dikur çonte Sali Lushën për sulme fizike. Sot i çon për filmime”, shkruan Balla.