Tano Karidi i Mjekësisë në panik, i shkon të tavolinë raporti i KLSH me aferat, pritet kallëzim penal në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Aktualitet

Publikuar: 09/07/2026

Tano Karidi i Mjekësisë në panik, i shkon të tavolinë raporti i KLSH me aferat, pritet kallëzim penal në SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Në tavolinën e Rektorit të Universitetit të Mjekësisë Xheladin Draçini, i njohur si Tano Karidi i Mjekësisë, ndodhet një raport auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit, në të cilin janë konstatuar dhe dokumentuar shkelje me nayrë penale gjatë administrimit të universitetit. Sipas burimeve, KLSH grupi i adutimit ka konstatuar devijime dhe shkelje të rënda nga kupola e mjekësisë në dosjet e veprimtarisë financiare, praktikave ligjore, trajtimin e studentëve, marrëveshjet, listpagesat, tenderat, vendimet e bordit, shpenzimet e pajustifikuara, menaxhimin e aseteve etj.

Përpos të tjerave KLSH ka konstatuar emërime jo në përputhje me ligjin, shkelje ligjore në vendimet e bordit, mungesën e auditimit të brendshëm, funsione të dyfishta të punonjëve të univeristetit, marrëveshje të pajustifikuara dhe me kosto financiare që konsiderohen si dëm ekonomik, dështim në realizimin e shpenzimeve, kontrata qiraje abuzive, udhëzime të paligjshme të rektorit etj.

Për çdo konstatim të KLSH, shumë prej të cilave me natyrë penale, Xheladin Draçini ka të drejtë të bëjë prapësime dhe të japë versionin e tij, duke justifikuar kërdinë financiare dhe sagën e shkeljeve ligjore në funksion të dallaverave financiare. Duke marrë në shqyrtim prapësime me shpjegimet përkatëse, KLSH do të dalë me një raport përfundimtar për veprimtarinë e Universitetit të Mjekësisë.

Ndëkaq, duke iu referuar shkeljeve me natyrë penale, për Xheladin Draçinin dhe grupin e tij do të përgatitet një dosje penale, e cila do të referohet në SPAK.

Aferat me tenderat, rrethi klientelist, si ndahen paratë

Pas kalimit nga Dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Rektor i Universitetit të Mjekësisë, Tano Karidi i Mjekësisë ka konsoliduar një skemë korrupsioni me tendera, gjithnjë duke u fshehur pas personazheve të tjerë, me qëllim për t’i shpëtuar goditjes në rast të veprimit të SPAK-ut. Krahas spiunimit, intrigave dhe skuthlliqeve, Tano Karidi i Mjekësisë ka krijuar një rreth klientelist, në duart e të cilit dikton tenderat me pazar në tavolinë, manipulim procedurash, me oferta fituese sa fondi limit, për shërbime fiktive dhe duke mashtruar me zbatimin e kontratave.

Marrëveshje të paligjshme me kompani private

Krahas sagës së tenderave klientelistë, korruptivë dhe për shërbime fiktive, Rektori i Universitetit të Mjekësisë Xheladin Draçini ka firmosur disa marrëveshje të paligjshme bashkëpunimi me kompani private për interesa qartazi korruptive. Draçini firmos çdo javë marrëveshje bashkëpunimi ne klinika private, ku në këmbim u kërkon financim për konferencat e universitetit, duke futur një pjesë të parave në xhep.

Marrëveshjet firmosen nga Draçini në cilësinë e Rektorit pa bazë ligjore dhe duke shpërdoruar detyrën. Praktikisht, duke devijuar nga detyrat parësore, Xheladin Draçin ka krijuar një linjë biznesi privat brenda Universitetit të Mjekësisë. Në vijim do të publikojmë çdo marrëveshje bashkëpunimi të firmosur nga Draçini dhe interesat korruptive që reflekton secila prej tyre.

Bllokimi i 400 doktoraturave

Rektori i Universitetit të Mjekësisë në prag pensioni Xheladin Draçini i ka dhënë një goditje karrierës akademike të profesorëve të rinj të Universitetit të Mjekësisë, duke bllokuar për shkaqe xhelozie dhe aferash korruptive rreth 400 kuota doktoraturash për vitin akademik 2025-2026. Pa një vendim të arsyetuar dhe në mënyrë arbitrare, Xheladin Draçini, ka bllokuar doktoraturat, duke shkaktuar edhe një dëm financiar, pasi një doktorant i paguan shtetit gjatë tre viteve të tij të studimeve 6 mijë euro.

Krahas bllokimit të karrierës akademike të profesorëve të rinj nga smira profesionale, pazaret dhe ndoshta edhe nga ankthi i daljes në pension, Draçini heq nga arka e universitetit rreth 2.4 milionë euro. Draçini, i cili nga infermier nisi të ngjiste shkallët e karrierës pas kalimit të dyshuar nga spiun i ish Sigurimit të Shtetit në spiun i SHIK-ut të Gazidedes, e ka kthyer universitetin në zgafellë pazaresh, paligjshmërish, shpërdorimesh, intrigash, përgjimesh, spiunimesh dhe skuthlliqesh.

Bllokimi i zgjedhjeve së këshillave studentore

Një tjetër skandal i Xheladin Draçinit në krye të Mjekësisë është bllokimi i zgjedhjeve së këshillave studentore, ku studentët e kanë hedhur në gjyq, duke fituar të drejtën për mbajtjen e zgjedhjeve. Bllokimi i zgjedhjeve dyshohet se reflekton interesat e errëta të Draçinit për të diktuar edhe këshillat e studentëve, duke zgjedhur në krye servilë të tij, të besuar dhe mundësisht me ves spiunllëku. Duke braktisur funksionet parësore të parashikuara me ligj, rektori është i fokusuar dhe angazhuar për skuthlliqe, spiunime, intriga, afera korruptive dhe interesa private.