Zbulohet plani B i guerilasve të revolucionit: Të goditen bizneset e Gjergj Lucës, Kastratit dhe Manes, sulm turizmit, të sabotohet koncerti i Kanye West

Aktualitet

Publikuar: 08/07/2026

Zbulohet plani B i guerilasve të revolucionit: Të goditen bizneset e Gjergj Lucës, Kastratit dhe Manes, sulm turizmit, të sabotohet koncerti i Kanye West

Pas rënies së numrit të protestuesve në bulevard në nivelin e protestave të Berishës, Lapaj dhe Qorrit, grupi organizator ka vendosur të kalojë në planin B, që konsiston në goditjen e bizneseve të biznesmenëve kryesorë në Shqipëri, në goditjen e turizimit si dhe në sabotimin e koncertit të Kanye West më 11 korrik në Tiranë. Nga zbërthimi i komunikimeve të disa grupeve të organizatorëve të protestës në Telegram, jepen udhëzim për të bojkotuar njësitë tregtare të biznesmenëve në Shqipëri, si dhe duke u organizuar për të lënë lënë review të këqija te shërbimet që ofrohen.

Në fokus të sulmit janë bizneset e Gjergj Lulcës, Zamir Manes dhe Kastratit. Gjithashtu, grupi i Revolucionit po lëviz çdo gur për të anuluar koncertin e Kanye West, duke kontaktuar organizatorët. Nëse plani i anulimit dështon, do të synohet që në koncert të infiltrohen peotestues për të bërë thirrje ‘Rama n’burg’. ‘Revolucionarët’ kanë edhe një strategji për të goditur profilet e rreme nga persona anonim të qeverisë.

Komunikimet ne Telegram te Grupit “Mashurka Community:

Ne rradhe te pare diskutohet bojkotimi i njesive tregtare te oligarkeve sipas anetareve si psh duke lene review te keqija te sherbimet etj. Ne fokus jane Gjergj Luca, Kastrati group, Zamir Mane, Hotel Kastrati ne Miami, Ismet Cera. Anetaret ne grup gjithashtu po diskutojne per te kontaktuar organizatoret e koncerit te Kanye West duke i shkruajtur atyre qe te anullohet koncerti per shkak te protestave.

Ne grup te mbyllur ne Facebook, Kastriot Cipi ka nje faqe te quajtur PA CENSURE ku i ben follow dhe poston here pas here ne forme mesazhi tekste te ndryshme. Mesazhi I fundit ehte nje permbledhje e kryer me IA per pershkallezuar protesten dhe manifesti ka rreth 10 pika.

Ne platformen REDDit aty ky kryesisht jane perdorues me nofka hidhen ide te ndryshme ku pikasin temat si meposhte; Rewiew negative e bizneseve afer Qeveris eshte super ide;
Disktutime mbi perdorimin e fondit te emergjences per koncertin;
Rezultatet e protestes

Ne Instagram me hastagun #Flamingo ka disa faqe kryesore te cilat jane te fokusuara te bojkoti masiv per koncertin. Kerkohen njerez me njohuri juridike rreth referendumit dhe hapave per ta ndjekur ate dhe te tregojne rrugen e duhur. Gjithashtu perdoruesi I adreses me emrin flamingorevolutiontoscana ben thirrje per bojkot te disa firmave si Neptun, Big market, Balfin, Rozafa etj.

Flamingosoffrankfurt vazhdon me postimet me teme kryesore Mos ma prek Atdheun dhe ben thirrje per proteste me date 11.07 ne Opernplatz Frankfurt ne oren 19:30 .

Ne platformen Discord
Ketu diskutimet jane per raportimet e profileve te rreme dhe aktivitetit te koordinuar nga qeveria ne rrjete sociale. Per kete arsye eshte krijuar nje faqe web nepermjet docs.google ku pas raportimeve gjetjet do ti dergohen OSBE-se dhe organizatave te tjera. Ketu fokusi eshte me shume te ndertimi faqeve web dhe verehet asistenca nga shume persona me njohuri IT si dhe printimi I stikerave. Emrat e vetem qe mund te jene te identifikueshem jane Andi Kovaci, Myrtezan Cenaj, Anullimi I ligjit 21/2024 gjendet ne cdo platforme apo rrjet social.

Mund të lexoni;