Xhafaj këshillon KLSH: Mos u fokusoni te zbulimi i vjedhjeve dhe milionat e dëmit ekonomik, ndihmoni administratën të mos “gabojë”

Kryesore

Publikuar: 08/07/2026

Xhafaj këshillon KLSH: Mos u fokusoni te zbulimi i vjedhjeve dhe milionat e dëmit ekonomik, ndihmoni administratën të mos “gabojë”

Fatmir Xhafaj duket se po synon të ndikojë tashmë edhe mbi institucionet që, sipas Kushtetutës, janë krijuar pikërisht për të ushtruar kontroll mbi administratën dhe pushtetin.
Teksa kreu i KLSH-së Arben Shehu raportoi sot në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, Fatmir Xhafaj “çuditi” kur në vend që të kërkonte llogari pse institucionet shtetërore nuk zbatojnë rekomandimet e KLSH-së, tentoi t’i tregojë institucionit se si duhet ta kuptojë auditimin.
Perlat e Xhafajt nuk kanë fund! Sipas tij, filozofia e punës së KLSH-së nuk duhet të jetë “kapja në gabim” e institucioneve që i shkaktojnë dëm ekonomik Shqipërisë, por ndihma ndaj tyre që të gabojnë sa më pak.
“Këtu nuk është çështja se si të kapim institucionet në gabime. Nuk duhet të jetë kjo filozofia e punës së auditimit. Por se si t’i ndihmojmë institucionet që ato të gabojnë sa më pak”, deklaroi Xhafaj.
Mesa duket, Xhafaj harron se KLSH nuk është një zyrë këshillimi apo një zyrë që ofron zgjidhje gabimesh, por ka për detyrë të kontrollojë përdorimin e fondeve publike, të evidentojë shkeljet, përgjegjësitë dhe dëmin ekonomik.
Arben Shehu i kujtoi Fatmir Xhafajt se “institucioni nuk ka detyrë të detyrojë administratën të përmirësohet, por të ushtrojë kompetencat që i jep ligji”. 
Sikur të mos mjaftonte, Xhafaj, pasi i ka zgjidhur të gjitha mangësitë e partisë që bën pjesë kundër së cilës po protestohet prej më shumë se 6 javësh, ngriti dyshime mbi mënyrën se si matet suksesi i KLSH-së dhe kërkoi më shumë garanci për “integritetin” dhe “paanshmërinë” e auditimeve.
Po ashtu, në mbledhje u bë e ditur se Kuvendi ka përzgjedhur auditues të jashtëm që do të auditojnë vetë KLSH-në. Me urdhër të PS-së, duket se thashmë institucioni që kontrollon administratën do të jetë nën një filtër të ri, të ngritur nga shumica parlamentare.