Një skenë e pazakontë është regjistruar gjatë protestës së sotme para Kryeministrisë, ku një grup protestuesish, vendosën një arkivol prej druri duke lëshuar thirrje “oioi”.
Përfaqësues të mazhorancës e kanë cilësuar skenën si një degradim të protestës dhe një simbolikë të papranueshme, ndërsa nga organizatorët e protestës nuk ka ende një reagim zyrtar lidhur me këtë performancë.
Pas aktit, protestuesit kanë kërkuar nëpër turmë që të takohen me kreun e Partisë Mundësia Agron Shehaj për të bërë fotografi me të duke e cilësuar si kryeministrin e ardhshëm.