Këshilltari socialist Alfred Muharremi ka reaguar pas zhvillimeve në protestën e sotme, duke akuzuar opozitën dhe veçanërisht Sali Berishën se ka deformuar karakterin qytetar të saj.
Sipas Muharremit, protesta që nisi si një lëvizje qytetare me mesazhe paqësore, përfundoi duke humbur identitetin e saj.
Reagimi i plotë
Ky është arkivoli i një proteste që mund të kishte hyrë në histori si shembulli i qytetarisë, por që sot u fut në arkivolin e mundësive të humbura.
Kjo protestë do të kujtohet për fillimin e saj dinjitoz, jo për fundin e saj kaq të dhunshëm, kaq qesharak që nuk ndodhte nga viti 1998 kur Sali Berisha mësynte drejt kryeministrisë me arkivolin e Azemit.
Pardesybardhët atë ditë u bënë pardesyzinj, dhe sot janë po pardesyzinjtë që nuk heqin dorë nga pengmarrja.
Pra fytyrat e reja me shembullin e të së vjetrës, kanë nevojën përherë për 1 kufomë proteste, madje edhe kur nuk është ose e shpikin ose e vrasin, sot e shpikën!