Protestuesit thyejnë xhamat e komisariatit numër 3, policia i shpërndan me ujë

Aktualitet

Publikuar: 04/07/2026

Protestuesit thyejnë xhamat e komisariatit numër 3, policia i shpërndan me ujë

Situata është tensionuar para komisariatit numër 3 ku mbahen protestuesit e arrestuar pas akteve të dhunës. Protestuesit marshuan drejt komisariatit mes thirrjeve lironi çunat, ndërsa disa prej tyre kanë arritur të thyejnë xhamat e godinës mes thirrje policia e krimit. Policia ka reaguar duke i shpërndarë me ujë.