Detaje të reja janë zbardhur nga atentati ndaj Brian Syzos në Pogradec prej vëllezërve Nikolla e Edison Agollit.
Sipas burimeve, 4 ditë më parë në afërsi të burgut të Drenovës është konstatuar një kamer, e vendosur në një nga plepat që ndodhet në rrugën e burgut të sigurisë së lartë. Pas këqyrjes së pamjeve filmike, janë identifikuar vëllezërit Agolli që e kanë vendosur kamerën.
Më konkretisht, dyshohet se dy vëllezërit e kanë vendosur për të monitoruar Brian Syzon dhe për ta sulmuar në momentin që do të shkonte të takonte vëllain e tij Sindi Syzo, i cili vuan dënimin për plagosjen me thikë në një berberhanë ndaj Nikolla Agollit, në tetor 2025.
Në atentatin e ndodhur të hënën që lamë pas, 4 të dyshuarit u larguan me shpejtësi drejt Qafë Thanës, ku braktisën makinën.
Pas atentatit, 4 të dyshuarit u larguan me shpejtësi drejt Qafë Thanë, ku braktisen makinën. Vetëm pak minuta më vonë, Nikolla Agolli u arrestua në afërsi të Prrenjasit, teksa udhëtonte me një furgon. Pas tij u kap dhe David Prifti, ndërsa vijojnë kërkimet për Meardi Berberi dhe vëllain e autorit, Edison Agollin.
/shqiptarja.com