Video / Pas akteve të dhunës qytetarët braktisin protestën, rreth 500 vetë para Kryeministrisë

Aktualitet

Publikuar: 30/06/2026

Video / Pas akteve të dhunës qytetarët braktisin protestën, rreth 500 vetë para Kryeministrisë

Qytetarët duket se kanë vendosur të braktisin Revolucionin e Flamnigove pas dhunës së një grupi radikal, paraditen e sotme, para Parlamentit, ku u sulmuan deputetë dhe kalimtarë të zakonshën. Ndonëse organizatorët në çdo dalje bëjnë thirrje ‘nesër më shumë’, protesta e sotme duket se do të shënjojë edhe fundin e Revolucionit të Flamingove, pasi pjesëmarrja jo vetëm që është modeste, por mund të krahasohet me tubimet e përnatshme të Berishës apo me protestat e Tik Lapajt.

Pamjet me dron, të fiksuara rreth orës 20, tregojnë që para Kryeministrisë janë mbledhur rreth 500 vetë. Ndërkaq, një nga organizatorët e 31 tubimeve që janë zhvilluar në Tiranë, Arben Kola, u distancua nga dhuna e ndodhur sot para ambienteve të Kuvendit nga një grup protestuesish. Kola tha se deri sot protestat kanë qenë paqësore, por tashmë, sipas tij, populli kërkon përshkallëzim, dhe për këtë ai thotë se nuk mban përgjegjësi.

Tubimi para Parlamentit u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, pasi një grup qytetarësh tentuan të çajnë gardhin metalik të vendosur përreth godinës së Kuvendit. Për të penguar afrimin e protestuesve dhe siguruar mbarëvajtjen e seancës plenare, efektivët krijuan një kordon sigurie, ndërsa situata u tensionua me shtyrje dhe përplasje mes palëve. Momente të tjera tensioni u regjistruan kur protestuesit hodhën vezë në drejtim të automjeteve të ministrave dhe deputetëve që po largoheshin nga Kuvendi.