U akuzua për krime zgjedhore, GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin

Kronike

Publikuar: 01/07/2026

U akuzua për krime zgjedhore, GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin

GJKKO shpall të pafajshme Majlinda Bufin, kryebashkiaken e Roskovecit e akuzuar nga SPAK për përdorim të funksionit publik për veprimtari politike.

“Nuk provohet se e ka kryer veprën penale”,është shprehur gjyqtarja Irena Gjoka.

Majlinda Bufi u hetua dhe u gjykua në gjendje të lirë për veprën penale të “Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”. Prokuroria e Posaçme kërkoi dënimin e saj me 1 vit e 6 muaj burg si dhe konvertimin e tij në shërbim prove për 2 vjet.

Bufi i ka kundërshtuar këto akuza duke pretenduar se nuk ka ushtruar presion apo ndikim dhe është deklaruar e pafajshme.

Hetimi ndaj kryebashkiakes nisi pas një denoncimi të publikuar në media, ku pretendohej se ajo i kishte kërkuar një qytetari të mos merrte pjesë në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 dhe të mos përfshihej në aktivitetet e forcave të tjera politike.