Protesta, aktivistja Kokaj-opozitës: Ku ishit sot kur protestuesit u morën zvarrë para parlamentit?

Aktualitet

Publikuar: 30/06/2026

Protesta, aktivistja Kokaj-opozitës: Ku ishit sot kur protestuesit u morën zvarrë para parlamentit?

Aktivistja Luciana Kokaj, gjatë fjalës së saj në protestën para Kryeministrisë, iu drejtua me kritika deputetëve të opozitës, duke vënë në pikëpyetje solidarizimin e tyre me protestën.

Kokaj tha se opozita deklaron se është në mbështetje të qytetarëve, por sipas saj mungoi në momentin kur protestuesit u përplasën me policinë para Parlamentit.

Një thirrje do kisha për gjithë deputetët e opozitës që gjasme janë solidarizuar, bëjnë sikur e mbështesin protestën… Ku ishit sot kur protestuesit u morën zvarrë para parlamentit? Ku ishit sot kur protestuesit u shoqëruan me pa të drejtë? Pse nuk ngritët zërin në Parlamentin e Shqipërisë, po ikët nga ajo sallë si] bëni gjithmonë?

Deklarata e saj vjen pas tensioneve të regjistruara gjatë ditës para Kuvendit, ku protestuesit tentuan të bllokonin hyrjen e institucionit dhe pati përplasje fizike me policinë.