I ekspozuar tashmë për kapjen e protestës kundër qeverisë Rama dhe klasës politike në tërësi, Sali Berisha duket se fshihet edhe pas sulmit fizik të sotëm të një grupi protestuesisht ndaj deputetëve të shumicës në pushtet. Përpos grupit të molotovit të PD-së, në ballë të protestuesve është shfaqur sot edhe eksponentja e PD-së, Xhulja Xhekaj, anëtare e Këshillit Kombëtar të kësaj partie, e njohur për jetën luksoze dhe pushime në jaht.

(Xhulja Xhekaj në protestën para Parlamentit)
Eksponentja e PD-së Xhulja Xhekaj është shfaqur duket u përplasur me policinë, ndërsa mësohet se më herët kishte shpërndarë vezë tek disa militantë të PD, për të qëlluar deputetë të PS-së. Ndonëse shumica e protestuesve thërrisnin në kor ‘Rama në burg, Berisha në burg’, grupi i PD-së qëllonin me vezë përfaqësues të maxhorancës. Me vezë është sulmuar edhe makina e deputetit Erion Braçe.

Ky moment solli ndërhyrjen e forcave të policisë, të cilët shoqëruan 6 protestues, mes tyre ish-luftëtarin e pretenduar të UÇK-së, Dritan Goxhaj. Ky i fundit ishte i pari që lexoi kërkesat utopike drejtuar qeverisë Rama nga protesta poshtë Kryeministrisë. Bashkë me të është prangosur edhe Shkëlzen Bushi një person gjithashtu shumë aktiv në protestë.


Ndërkaq, disa ditë më parë, aktivistja e PD-së Xhulja Xhekaj, përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, u ka kërkuar protestuese që të mos të thërrasin më ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’, por vetëm ‘Rama n’burg’. Sipas saj, thirrja ‘Berisha n’burg’ nuk ka kuptim, pasi vendi qeveriset prej 13 vitesh nga Edi Rama dhe se PD-ja ka bërë beteja dhe po sakrifikohet për protestuesit.