“Dështakëzemërakët do marrin atë që meritojnë korbat”/ Rama: Mes paqes dhe dhunës, qytetarët zgjedhin zhvillimin

Aktualitet

Publikuar: 30/06/2026

“Dështakëzemërakët do marrin atë që meritojnë korbat”/ Rama: Mes paqes dhe dhunës, qytetarët zgjedhin zhvillimin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe protestat. Sipas tij, një pjesë e qytetarëve kërkon një Shqipëri “më të mirë, më të drejtë dhe më të pastër”, ndërsa një tjetër grup e lidh me “dhunë dhe kaos”.

Kryeministri thekson se, sipas tij, shumica e qytetarëve zgjedhin paqen dhe zhvillimin e vendit, ndërsa ata që nxisin tensione do të përballen me “dështim”, siç shprehet në postim.

Flamingot dhe sorrat me korbat i ndan pikërisht hendeku që ndan paqen me dhunën!

Të parët duan që Shqipëria të jetë më e mirë, më e drejtë, më e pastër, ndërsa të dytët e duan Shqipërinë shesh për horrllëk, dhunë, pisllëk… Flamingot do ta kenë atë që kërkojnë, kurse dështakëzemërakët e kores së zezë të kësaj proteste, do marrin atë që meritojnë sorrat dhe korbat.