Rivalitet i fortë / Spiropali sfidon Bushatin dhe Pilinçin për postin e kryeministri teknik, ‘harron’ vjedhjet e parave publike përmes burrit dhe i bashkohet flamingove

Aktualitet

Publikuar: 21/06/2026

Rivalitet i fortë / Spiropali sfidon Bushatin dhe Pilinçin për postin e kryeministri teknik, ‘harron’ vjedhjet e parave publike përmes burrit dhe i bashkohet flamingove

Teksa sot skadon ultimatumi i parisë së Revolucionit të Flamingove për Edi Ramën për të dhënë dorëheqjen, në prapaskenë shtohet rivaliteti për postin e kryeministrit të qeverisë teknike së Shqipërisë së re. Përpos profesor Pëllumb Pilinçit dhe ish ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, ambicie për postin e kryeministrit teknik ka shprehur edhe ish ministërja e Jashtme, Elisa Spiropali, e ka kapur duke vjedhur para publike përmes bashkëshortit dhe vëllait.

Në një kohë kur Pilinçi dhe Bushati kanë avancuar duke ‘formuar’ kabinetet e tyre qeveritare, Spiropali hodhi sot idenë e një “Marrëveshjen e Re për Shqipërinë”, e ngjashme me “Shqipërinë e re”. Madje Spiropali e bëri fakt të kryer “Marrëveshjen e Re”, duke iu imponuar Edi Ramës dhe bashkuar revolucionit. Zonja Spiropali ka vendosur t’u bashkohet flamingove, të cilat si për ironi kërkojnë rrëzimin e një pushteti, pjesë e të cilit ishte pikërisht Spiropali deri para disa javësh, madje e përdori këtë pushtet për të përlarë para dhe prona publike.

Fillimisht ishte Sali Berisha, i cili 13 vite më parë shpalli revolucionin e tij paqësor për qeveri teknike. Përmes këtij revolucioni, Berisha bëri plaçkë. Vetëm disa ditë më parë një prestanome i Shkëlzenit mori nga qeveria kullën te Pallati i Kongreseve.

Ndërkaq, disa javë më parë, profesor Pëllumb Pilinçi krijoi “Qeverinë Teknike të Shqipërisë me Kufij Natyror”, e cila i dërgoi një letër zyrtare kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar të lirojë ambientet e Kryeministrisë brenda 7 ditësh.

Krahas ‘qeverisë teknike’ të Pilinçit, një qeveri tjetër teknike u shpall disa ditë më parë nga i ashtuquajturi ‘Revolucioni i flamingove’, me ‘kryeministër’ gazetarin Marin Mema. Por teksa Marin Mema reagoi duke mohuar kategorikisht çdo përfshirje në skenarë apo propozime të tilla, një tjetër personazh është vetëshpallur si përzgjedhur i ndërkombëtarëve për kryeministër i qeverisë teknike, duke sfiduar hapur profesor Pilinçin.

Bëhet fjalë për ish ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili dikur i mbante çantën Ermelinda Meksin. Bushati lëviz rrugëve dhe mejhaneve të Tiranës me një çantë në dorë, duke pretenduar se të huajit e kanë caktuar atë kryeministër të qeverisë teknike që do të diktojë ‘Revolucioni e flamingove’, të cilit së fundmi i është bashkuar edhe neomalësorja.

Krahas Bushatit, në krye të qeverisë teknike që do të diktojë Revolucioni i Flamingove pretendon të ngjitet edhe Elisa Spiropali, e njohur si Elisa e Doganave, funksion nga i cili përflitet se ka përvetësuar 5 milionë euro. Sipas burimeve, Spiropali dhe Bushati kanë përzgjedhur një personazh të njëjtë në qeveritë e tyre teknike. Bëhet fjalë për Arben Malajn, i njohur vitet e fundit si financieri i call centrave.