Pas Sali Berishës, i cili angazhoi në protestë ish truprojën Sali Lusha, punonjës të Shkëlzenit, ish drejtorë dhe ish ministra të korruptuar, deputetë që kanë zhvatur prona në bregdet dhe grupin e molotovit, edhe Ilir Meta ka vendosur t’i bashkohet nga burgu ‘revolucionit të flamingove’, përmes disa punonjësve që i kanë mbetur në parti, të cilën ia ka lënë në administrim Tedi Blushit.
E ‘maskuar’ si një vajzë e revoltuar me qeverisjen Rama, protestës i është bashkuar edhe Anisa Ibraj, e cila kërkoi transparencë për investimin në Zvërnec. Ibraj rezulton punonjëse në godinën e LSI-së në ish Bllok, madje prezantohet edhe si sekretare e forumit inekzisten LRI.


Nga burgu, ku akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash, Ilir Meta ka angazhuar në mbështetje të protestës edhe dy besnikët e fundit që i kanë mbetur, Tedi Blushin dhe Petrit Vasilin, por jo fizikisht, pasi mund t’i dëbojnë nga protesta, por përmes postimeve në Facebook.