Profesor Pilinçi i bashkohet protestës: Kam gati qeverinë teknike dhe listën me 85 gazetarë e analistë që do arrestohen

Aktualitet

Publikuar: 10/06/2026

Profesor Pilinçi i bashkohet protestës: Kam gati qeverinë teknike dhe listën me 85 gazetarë e analistë që do arrestohen

Duket se veç demokratëve të Berishës, protestës në ditën e 11-të të saj i është bashkuar edhe profesor Pëllumb Pilinçi, i cili nuk u mjaftua vetëm me mbështetjen për tubimin në Tiranë.

Në një prononcim për mediat, Pilinçi deklaroi se jo vetëm që qëndron pas protestës aktuale para Kryeministrisë, por se është i angazhuar edhe në organizimin e protestave të tjera në rajon, përfshirë atë të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut. Pilinçi tha se kishte gati edhe një listë me 85 gazetarë dhe analistë, të cilët do t’i arrestojë.

I pyetur për synimet e tij politike, profesori shkoi edhe më tej, duke shpallur se Edi Rama “ka rënë” dhe se ai vetë e ka tashmë gati qeverinë teknike.

Kështu, protesta që nisi për Zvërnecin duket se ka hyrë në një fazë të re: pas ambientalistëve, opozitarëve, konspiracionistëve dhe demokratëve të mobilizuar, tani ka edhe një qeveri teknike në pritje, të paktën në imagjinatën politike të profesor Pilinçit.