Personi në foto është Sadik Llanaj, 39 vjeç i dyshuari për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Kamëz, ku humbi jetën 27-vjeçari Ardian Baloshi. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në një zonë të banuar dhe ka shkaktuar tronditje te banorët.
Dyshohet se Llanaj i është afruar të riut teksa ai ndodhej në shoqërinë e disa personave të tjerë, duke përdorur automjetin e tij. Më pas ai ka hapur zjarr ndaj 28-vjeçarit dhe është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes me të njëjtin mjet.
Sipas hetimeve të para, ngjarja mund të ketë lidhje me një konflikt të mëparshëm mes palëve. Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Drejtori i Policisë së Tiranës Oliger Torba ka sqaruar rrethanat paraprake të ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme në zonën e Paskuqanit pranë një kalçetoje.
Torba u shpreh se viktima ka ndërruar jetë rrugës për në spital ku është dërguar nga kalimtarë të rastit.
Autori është i armatosur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me automjet. Ngjarja ka ndodhur në rrugë pranë një kalçetoje.
“Në spital e Traumës ka shkuar pas shenjka jete Ardian Balloshi rreth 27 vjeç. Nga konstatimet dëmtimet i ka pasur me armë zjarri. Duke parasysh rrezikshmërinë e autorit, është gjykuar që në operacion të marrë pjesë dhe forcat RENEA. Ngjarja ka ndodhur në rrugë. Janë të dy banorë të zonës. Autori ka qenë me automjet. Nuk ka të plagosur të tjerë. Viktima është dërguar në spital me automjet privat nga qytetarë të rastit”, tha Torba.