Mul Noka i maskuar në protestën ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’ dhe plani për infiltrimin e grupit të molotovit

Kryesore

Publikuar: 07/06/2026

Mul Noka i maskuar në protestën ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’ dhe plani për infiltrimin e grupit të molotovit

Gazeta Tema rubrika satirike ‘Antena’

Muli u rikthye sot në protestë i maskuar. Përgatiti një veshje speciale si pelikan, që të mos njihej nga turma. Kështu e kishte dhe më kollaj të zbatonte udhëzimet.

Bëri një plan pune të qartë.

Të parët në shesh do futeshin militantët e degëve të kryeqytetit, pa shenja partiake të PD-së që të mos binin në sy. Pastaj do afroheshin disa figura politike.

Të tretët në radhë do futeshin këmishëzinjtë e molotovëve, por jo të gjithë së bashku. Do bashkoheshin në qendër të protestës pasi të bashkoheshin me turmën.

Vetë do futej me një grup fëmijësh të veshur si pelikanë dhe ky si babagjyshi i pelikanëve.

Fëmijët do këndonin këngën:

“Ja na erdhi pelikani
Sa jam i gëzuar
Jemi bërë të gjithë bashkë
Për të protestuar.”

Pasi të sigurohej se nuk e njeh njeri, ai do fillonte të komandonte protestën.

Fillimisht do fiksoheshin ata tipat që thonë “Berisha në burg, Rama në burg”. Pastaj do t’u tregohej djemve me këmisha kush janë dhe ata do t’u afroheshin dhe do t’i paralajmëronin se mund të kenë pasoja po e zunë më në gojë Doktorin.

Nëse reagimi është i keq, ata do t’i izolojnë dhe neutralizojnë që të mos arrijnë të shpjegohen.

Ndërkohë, një grup tjetër do bërtasë fort “Rama në burg, Rama në burg” dhe duhet të mbysin zërat “Berisha në burg”.

Në fund duhet të kontrollojnë shpërndarjen. Pasi turmat shpërndahen, grupi i PD-së do shkojë nëpër lagje dhe do bërtasin “Dilni në protestë”, “Rama ik”, “Rama në burg” dhe aty, nëse dikush shan Doktorin, duhet të bëhet shembull duke i futur një dru të mirë.

– Hajt, për hajër na qoftë – i tha Lelos pasi ia shpjegoi planin.

– Për hajër u qoftë shqiptarëve – tha Lelo. – Vetëm se ti do jesh i vetmi flamingo që nuk do ta braktisësh folenë tënde në PD. Na duhesh të kthehesh prapë i gjallë këtu.