Video / Nuk njeh presidentin, kush është Rizarta Hoxha, influencierja që kërkon qeveri teknike. Po emrin e kryeministrit si e mësoi?!

Dosje rozë

Publikuar: 08/06/2026

Video / Nuk njeh presidentin, kush është Rizarta Hoxha, influencierja që kërkon qeveri teknike. Po emrin e kryeministrit si e mësoi?!

Kryeministri Edi Rama akuzoi dhe ironizoi dje nga Elbasani blogeret dhe influencerat, të cilët i janë bashkuar protestës dhe kërkojnë dorëheqjen e tij. Kreu i qeverisë, teksa imitoi me mimika ata, tha gjithçka e bëjnë për klikime dhe për të marrë lekë, ndërkohë që nuk paguajnë asnjë taksë. Rama tha se fjalori i tyre nuk përmban më shumë se 40 fjalë, 20 nga të cilat janë sharje.

Mes blogereve dhe influencereve që i janë bashkuar protestës dhe që kërkojnë dorëheqjen e Ramës është edhe ish-banorja e “BBV”, influencierja Rizarta Hoxha. Në shtator të vitit të kaluar, Rizarta është bërë pjesë e rubrikës “Rrethi katror” në “E Diell” me personazhe si Alfred Çako, Bledi Mane dhe Ed Manushi.

E pyetur nga gazetari Bledi Mane se cili është Presidenti i Shqipërisë, ajo i është përgjigjur se është “Ilir Meta, që është në burg”. Një përgjigje që të gjithë u munduan t’a shmangnin duke mos e vendosur vajzën më shumë në siklet, por një gafë e tillë nuk mund të mos bëhej virale në rrjete sociale. Niveli i kësaj influencereje i është bashkuar protestës si trend, madje flet edhe politikisht nëpër studio televizive, me sa duket për të shtuar ndjekësit dhe klikimet që përkthehen në të ardhura.

Kur nuk di se kush është Presidenti i Shqipërisë, ka gjasa që blogerja Hoxha të mos dijë as kuptimin e kërkesës ‘qeveri teknike’. Gjithsesi, zonjusha, para apo pasi të krehë flokët, i ka mundësitë që të mësojë se qeveria teknike kalon nga Presidenti dhe Kuvendi, por më parë ndoshta duhet të mësojë se çfarë do të thotë President dhe Kuvend. Ndërkaq, me interes do të ishte që vajza të tregonte edhe rrethanat se si dhe kur mësoi emrin e kryeministrit!