“Zvërneci”, SPAK hetim për tre vepra: Nuk ka persona nën hetim, sekuestrohen 195 milionë dollarë të tokës

Kronike

Publikuar: 08/06/2026

“Zvërneci”, SPAK hetim për tre vepra: Nuk ka persona nën hetim, sekuestrohen 195 milionë dollarë të tokës

Çështja “Zvërneci” është regjistruar në Prokurorinë e Posaçme për tre vepra penale “pastrim parash”, “grup i strukturuar kriminal” dhe “falsifikim dokumentash”. Deri në këtë fazë, nuk ka persona në hetim, por po kryhen veprime mbi bazën e këtyre tre veprave penale.

Referuar materialit që gazetarja Alketa Shaba ka siguruar për ABC News ka lexuar, procedimit penal nr 410/2026, SPAK thotë se në dinamikë të hetimit, janë vënë re lëvizje dhe transaksione financiare të dyshimta në fund të vitit 2025 deri gjatë vitit 2026.

Këto të dhëna pasqyrohen në vendimin e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion për lejimin e ushtrimit të 10 kontrolleve në kuadër të këtij procedimi penal, kërkesë e cila zbriti nga SPAK disa ditë më parë.

Aktualisht Prokuroria e Posaçme ka konfirmuar që çështja është në hetim, por nga ana tjetër Abcneës ka mësuar se janë vënë në sekuestro rreth 195 milionë dollarë, të cilat priteshin t’i kaloheshin pronarëve të trruallit gjatë procedurave për blerjen e tokës përmes zyrave noteriale.

Në materialin e dorëzuar në GJKKO, SPAK thotë se ka administruar të dhëna për një sërë vendimesh gjykatash, madje edhe nga Gjykata e Lartë, të cilat kanë sjellë ndryshime të titujve të pronësisë dhe janë të hapura ende konflikte ligjore sa i takon pretendimeve mbi sipërfaqet e tokave.