Gazetari dhe analisti i njohur Mustafa Nano ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale lidhur me protestat që po zhvillohen kundër projektit në Zvërnec.
Nano u ka bërë thirrje protestuesve të vazhdojnë protestën, por njëkohësisht ka kërkuar që të distancohen nga grupime që ai i konsideron të papërshtatshme për kauzën.
“Protestues, vijoni siç e keni nisur, veç largoni nga vetja islamikët pro-Hamas dhe farën e keqe të berishianëve”, shkruan Nano në statusin e tij.