Video / Berisha shuan protestën, përgjysmohen pjesëmarrësit në ditën 10-të

Aktualitet

Publikuar: 09/06/2026

Video / Berisha shuan protestën, përgjysmohen pjesëmarrësit në ditën 10-të

Dy video në nisje të marshimit dhe në kulimin e protestës tregojnë një rënie të ndjeshme të pjesëmarrësve në protestën e dhjetë kundër qeverisë dhe kastës politike 35-vjeçare. Nëse në ditën e nëntë në bulevard ishin rreth 9 500 vetë, e matur me programe AI pas fotografimit nga lart, një pjesëmarrje e konsiderueshme, sonte, siç e tregojnë pamjet, nurmi i protestuesve ishte dukshëm më i ulët, gati sa gjysma e ditës së nëntë.

Vendimi i Sali Berishës për t’iu bashkuar protestës në ditën e nëntë të saj, përmes të inflitruarve, disa deputetëve, një grupi të FRPD dhe punonjësve të Shkëlzenit, besohet se ka pasur rol vendimtar në uljen e numrit të protestuesve. Madje në protestën e djeshme, më e masivja që nga nisja e tubimeve provokuar nga Zvërneci, por që u kthyer në politike me parullën dominuese ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’, grupi i Sali Berishës tentoi të pengonte thirrjet ‘Berisha n’burg’, për të devijuar protestën vetëm kundër qeverisë dhe jo kundër klasës politike në tërësi.

Nëse Edi Rama e maskoi shqetësimin dhe madje publikoi edhe pankartat më pikante nga protesta, Sali Berisha humbi durimin në ditën shtatë dhe të tetë të protestës, ku pasi ndryshoi qëndrim për protestën, të cilën fillimisht e quajti mjerane dhe sorosiane, nxorri të tijët në shesh. Nuk dihet nëse futja e duarve të Berishës në protestën më paqësore, evropaine dhe artistike të pluralizimit është bërë në koordinim me Edi Ramën.