Protesta për Zvërnecin, Balla debat mbi numrin e pjesëmarrësve

Politikë

Publikuar: 09/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Balla debat mbi numrin e pjesëmarrësve

Ndërsa protesta qytetare para Kryeministrisë ka hyrë në ditën e saj të 10-të, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me numrin e pjesëmarrësve.

Balla ka ndarë një video, ku sipas tij tregohet numri real i protestuesve të mbledhur në tubim, duke ironizuar debatet e ditëve të fundit mbi pjesëmarrjen në protestë.

“Mbrëmë thashë rreth 2 mijë pjesëmarrës. Më thatë e ke gabim. Një pyetje kam: sa janë sonte? Se ky plan nuk të le të gabosh”,shkruan Balla krahas videos së publikuar.