Video / Militanti i Berishës kanos 5 gazetarë kritikë me opozitën, Julian Çela dyshohet për ekstremist fetar

Krim & Korrupsion

Publikuar: 09/06/2026

Video / Militanti i Berishës kanos 5 gazetarë kritikë me opozitën, Julian Çela dyshohet për ekstremist fetar

Një militant radikal i Sali Berishës, i dyshuar si ekstremist fetar, ka kanosur pesë gazetarë kritikë ndaj opozitës së drejtuar dhe kontrolluar nga Familja Berisha, por edhe ndaj klasës politike në tërësi. Bëhet fjalë për një personazh i quajtur Julian Çela, i cili me një gjuhë urrejtje, dhune dhe banale ka paralajmëruar se do të dhunojë gazetarët Carlo Bollino, Baton Haxhiu, Bledi Mane, Berat Buzhala dhe Albatros Rexhaj.

Nuk dihet nëse ndonjëri nga gazetarët dhe analistët ka bërë kallëzim në polici, po do të mjaftonte kjo video me gjuhë urrejtje dhe paralajmërim për kryerjen e një krimi, që policia të procedojë ekstremistin.