Rrjolli masakrohet dhe drejtësia shqiptare Hesht/ Prokurorët po mbrojnë oligarkët apo janë të zënë duke bërë orgji në zyra?

Krim & Korrupsion

Publikuar: 01/03/2026

Rrjolli masakrohet dhe drejtësia shqiptare Hesht/ Prokurorët po mbrojnë oligarkët apo janë të zënë duke bërë orgji në zyra?

Nga Arben Llangozi

Çfarë po ndodh në Rrjoll është një turp i madh për drejtësinë shqiptare. Banorët kërkojnë të drejtat e tyre, por institucioni i drejtësisë vetëm heshtin. Një shtet që nuk reagon përballë padrejtësisë është një shtet që ka dështuar tërësisht.

Ku janë prokurorët? Pse nuk ka hetime të shpejta dhe serioze? Pse gjithçka zvarritet dhe shtyhet në kohë derisa të harrohet? Drejtësia nuk mund të jetë një show publik duhet të jetë e shpejtë, e paanshme dhe të veprojë pa ndrojtje. Pse prokuroria mbron një oligark?

Duket sikur disa janë kaq të zënë me pazare dhe qoka për oligarkët e lidhur me politikën, sa nuk e shohin më as popullin. A po fytyra e prokurorëve është jo misioni i drejtësisë por i orgjive nëpër zyra dhe karrige, ndërsa qytetarët janë lënë të përballen me dhimbjen e padrejtësisë? Ky është realiteti që ndjehet kudo.

Reforma në drejtësi, e mbështetur nga Bashkimi Evropian, u shitet si një shpëtim. Por sot, askush nuk po pyet, ku është ajo drejtësi? Ku janë hetimet që duhen bërë shpejt dhe pa u ndikuar nga interesat e politikës dhe oligarkëve?

Mesa duket, Bashkimi Evropian ka sjellë në Shqipëri jo fytyrën e drejtësisë efektive, por atë të prokurorëve që janë të zënë me pazare dhe orgji nëpër zyra. Këta individë, të cilët duhej të mbronin ligjin dhe qytetarët, janë të lidhur ngushtë me interesat e oligarkëve dhe politikës, duke e lënë popullin të vuajë nga një sistem që hesht dhe zvarrit çdo kërkesë për drejtësi. Rrjolli është vetëm një shembull i këtij dështimi, ku drejtësia është kthyer në një mjet për të mbrojtur pushtetarët dhe jo qytetarët.

Rrjolli meriton hetime të menjëhershme dhe zgjidhje ligjore për çdo të drejtë të shkelur. Shqipëria meriton një shtet të drejtë, jo një regjim që mbush xhepat e të fortëve dhe lë qytetarët të vuajnë. Nëse drejtësia vazhdon të hesht, zemërimi i popullit do të rritet pa fund.