Grushte e shkopinj bejsbolli, publikohen pamje nga sherri i dhunshëm mes dy grupeve në Korçë

Kronike

Publikuar: 01/09/2025

Grushte e shkopinj bejsbolli, publikohen pamje nga sherri i dhunshëm mes dy grupeve në Korçë

Policia ka sekuestruar të gjitha pamjet filmike nga lokali në zonën e parkut të Korçës, ku mbrëmjen e 31 gushtit ndodhi një sherr masiv mes 2 grupeve që përfundoi në plagosjen me thikë të 3 personave.

Sherri masiv, mes 2 grupeve shoqërore në lokal, nisi fillimisht me përplasje verbale dhe më pas ka degraduar në hedhje të karrigeve të lokalit kundrejt njëri-tjetrit dhe përdorimit të shkopave të bejsbollit.

Ilir Shuku, Dritan Pine, dhe Gersi Dervishi, dyshohet se kanë përdorur thika gjatë përleshjes, duke plagosur 3 persona.

Burime nga policia konfirmojnë se deri më tani janë arrestuar 9 persona, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të rritet numri i të arrestuarve pasi po kryhen ende veprime për të identifikuar të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë në këtë ky sherr masiv. Në mesin e të arrestuarve janë edhe vëtë të plagosurit, të cilët dje u raportuan jashët rrezikut për jetën nga policia.