Prokuroria nuk nisi hetimet për kallëzimin e Metës ndaj punonjësve të burgut 313, ish-presidenti ankimon vendimin në Gjykatën e Tiranës

Kronike

Publikuar: 21/07/2026

Prokuroria nuk nisi hetimet për kallëzimin e Metës ndaj punonjësve të burgut 313, ish-presidenti ankimon vendimin në Gjykatën e Tiranës

Ilir Meta ka kundërshtuar në Gjykatën e Tiranës vendimin e prokurorisë për të mos nisur hetimet pas kallëzimit që ai ka bërë ndaj punonjësve të burgut 313.

Në kallëzimin e tij, ish-presidenti pretendon se punonjësit e institucionit kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë shkelur të drejtat e tij, pasi nuk e kanë lejuar të komunikojë nga ambientet e burgut. Ai ngre pretendime edhe për mënyrën se si është trajtuar gjatë qëndrimit në paraburgim. Me ankimin e paraqitur, ish-presidenti kërkon që çështja të rikthehet për hetim. Seanca e kësaj të marte po shqyrtohet në dhomë këshillimi me dyer të mbyllura nga gjyqtarja Vjollca Spahiu. Më herët prokuroria vendosi të mos fillojë hetimin e çështjes me argumentin se nuk ka vepër penale, por Meta është i bindur se denoncimi i tij duhet hetuar deri në fund. Kreu i Partisë së Lirisë, ndodhet në burg prej datës 21 tetor 2024. Ai përballet me akuza nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për vepra penale që lidhen me korrupsionin, pastrimin e parave dhe fshehjen e pasurisë.