Sudani njohu Kosovën si shtet të pavarur, Kurti: Një miqësi më shumë për popullin tonë

Rajon

Publikuar: 13/04/2025

Sudani njohu Kosovën si shtet të pavarur, Kurti: Një miqësi më shumë për popullin tonë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas lajmit se shteti i Sudanit njohu pavarësinë e vendit.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti shkruan se Kosovës iu shtua edhe një miqësi më shumë, ndërsa shpreh mirënjohje për Presidentin e Sudanit për këtë vendim të rëndësishëm.

Postimi i Albin Kurtit:

Shtetit tonë iu shtua edhe një njohje e re e popullit tonë një miqësi më shumë. E mirëpresim njohjen nga shteti i Sudanit, e cila vjen disa javë pas asaj nga Kenia. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona shpresojmë të zgjerohet dhe fuqizohet më tej.


Urime qytetarëve të Republikës sonë dhe faleminderit Presidentit të Sudanit për këtë vendim të rëndësishëm për marrëdhënien mes dy vendeve tona, si dhe Presidentes sonë për angazhimin e saj e miqve dhe partnerëve tanë për mbështetjen e vazhdueshme.

Lajmin për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Sudani e bëri të ditur presidentja Vjosa Osmani, përmes një postimi në rrjetet sociale një ditë më parë.

Sudani është bërë tani shteti i 119-të që e njeh Kosovën, një vendim që pritet ta zemërojë Serbinë, e cila e lufton vazhdimisht pavarësinë e fqinjit të vet.

Ky vendim nga Sudani vjen vetëm pak kohë, pasi një shtet tjetër afrikan, Kenia e njohu atë në 26 mars