Një aksident tragjik është shënuar në orët e para të mëngjesit të së hënës në autostradën “Tiranë-Durrës”, me pasojë vdekjen e 28-vjeçarit Gëzim Muçaj dhe plagosjen e tre pasagjerëve që udhëtonin në mjet me të, Eduart Ripa, Ervin Qira dhe Shkëlqim Doci.
Ndërkohë në pranga ka rënë shtetasi Ismail Lace, 70 vjeç.
“I. L., 70 vjeç, pasi mëngjesin e djeshëm, me automjetin që drejtonte, ka përplasur 4 shtetas që kishin ndaluar në rrugë, pas një aksidenti tjetër.
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. M., drejtuesi i automjetit të ndaluar, si dhe janë dëmtuar 3 pasagjerët të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”, informoi sot policia.