Aksident i trefishtë në aksin rrugor Lushnje-Fier, nuk ka të lënduar, trafik i rënduar përshkak të ngjarjes

Kronike

Publikuar: 31/12/2024

Aksident i trefishtë në aksin rrugor Lushnje-Fier, nuk ka të lënduar, trafik i rënduar përshkak të ngjarjes

Një aksident i trefishtë është regjistruar në aksin rrugor Lushnje-Fier. Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”. Mësohet se 3 automjete u përplasën njëri pas tjetrit. Fatmirësisht nga ky aksident ka vetëm dëme materiale.

Gjithashtu raportohet se nga aksidenti ka një trafik të rënduar. Policia Rrugore po punon për zhbllokimin e trafikut dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.