Prapaskena

Kronike

SPAK shpall pretencën për ish-shoferin e Ardi Veliut dhe të pandehurve të tjerë, sa vite burg u kërkua për secilin

Publikuar: 05/11/2024

Prokuroria e Posaçme ka shpallur sot pretencën për ish-shoferin e Ardi Veliut dhe të pandehurve të tjerë. Gazetarja Klodiana Lala raporton se dënimi me 12 vite burg është kërkuar për Agustin Mesulin, Altin Doden, Sokol Idrizaj dhe Elda Idrizaj. Për shkak të gjykimit të shkurtuar ulet në 8 vjet. Ndërkohë për  Florian Bakun dhe Egi Idrizaj 10 vite, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi ulet me 6 vite e 8 muaj. Për Bora Idrizaj 6 vite dhe me gjykim të shkurtuar 5 vite dhe kusht për 5 vite (studente), dhe 6 vite për Vangjush Kasharen dhe Tomor Barutin, por me gjykim të shkurtuar dënimi shkon në 4 vite dhe pa kusht.



Më të lexuarat