Aksidenti i trefishtë në Lezhë, reagon policia: Viktima, ende i paidentifikuar! Një 23-vjeçar në spital

Kronike

Publikuar: 28/10/2024

Aksidenti i trefishtë në Lezhë, reagon policia: Viktima, ende i paidentifikuar! Një 23-vjeçar në spital

Pas aksidentit të rëndë të regjistruar në aksin Lezhë-Laç ka reaguar edhe policia. Me një njoftim zyrtar policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00, në aksin rrugor “Lezhë- Milot”.

Ashtu siç ishte raportuar edhe më parë nga mediat në aksident janë përfshirë e mjete. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën një person i cili ishte drejtuesi i automjetit tip “Opel”. Policia gjithashtu shton se viktima ende nuk është identifikuar.

Më tej theksohet se shoferi 23-vjeçar i automjetit tip “Ford” ndodhet nën kujdesit e mjekëve. Ndërkohë drejtuesi i automjetit tip “Toyota” ndodhet në vendngjarje. Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Njoftimi i plotë:

Lezhë/Informacion paraprak. Rreth orës 21:00, në aksin rrugor “Lezhë- Milot”, janë përplasur tre automjete. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i automjetit tip “Opel”, ende i paidentifikuar.

Ndërsa shtetasi A. R., 23 vjeç, drejtuesi i automjetit tip “Ford” ndodhet nën kujdesit e mjekëve. Ndërkohë drejtuesi i automjetit tip “Toyota” ndodhet në vendngjarje. Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje për përcaktimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.