E rëndë në Pukë/ 55-vjeçarja kishte dalë për të kullotur bagëtitë! Gjendet pa shenja jete, kishte rrëshqitur…

Kronike

Publikuar: 12/10/2024

E rëndë në Pukë/ 55-vjeçarja kishte dalë për të kullotur bagëtitë! Gjendet pa shenja jete, kishte rrëshqitur…

Rreth orës 19:10, shtetasi N. D., ka njoftuar sallën operative se në territorin e fshatit Kabash, ka gjetur pa jetë  shtetasen R. D., 55 vjeçe (nusen e xhaxhait) e cila kishte dale për të kullotur bagëtitë e imta.

Paraprakisht dyshohet se shtetasja R. D, ka rrëshqitur si pasojë e terrenit të vështirë dhe ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave  dhe dokumentimin ligjor të rastit.

lg.php.gif