Të marrësh protagonizëm në një protesë qyetare, pasi ke zhvatur qindra mijra euro projekte dhe ke bashkëpunuar me qeverinë e bashkinë, minimumi nuk ke shtyllë kurrizore. Ajo që vjen pas, është një fyerje e inteligjencës për ata qytetarë që nuk kishin axhenda të fshehta kur dolën në shesh. Ata duhet ta mësojnë të parët që, personazhe si Migen Qiraxhi e shpura e tij e vogël, e bëjnë pis një protestë ku mijëra njerëz u bashkuan në mënyrë genuine dhe pa asnjë interes.

Askush nuk do të ishte marrë me këtë emër periferik, me zero peshë në opinionin publik, nëse nuk do të shihej që në nisje të protestës, si një kërmill, gjithmonë e më afër perimetrit ku fokusojnë kamerat, ku vendoset podiumi, ku dalin folësit. Aty nga dita e 10 e protestës kur qytetarët u shtuan, Migen Qiraxhi, e shtoi dhe më shumë dozën e aktivizmit. U shfaq me pasion në disa platforma online dashmairëse të protestës, për të kulmuar si emri i përzgjedhur për “të vjedhur” audiencën e Blendi Fevziut në 18 qershor, i cili zbriti në shesh të bëjë qokën e rradhës.

Migeni krah Blendit, shtoi vetbesimin e foli me sigurinë e një organizatori të protestës qytetare, madje u ndal edhe në vazhdimësinë e saj.
Po kush është Migen Qiraxhi, i paguar nga Sorosi prej vitit 2018 dhe përfitues i qindra mijra euro projektesh të tjera nën petkun e një ojq-je që për ironi quhet “Qëndresa Qytetare”, e me qëndresën nuk ka aspak lidhje?
Kjo organizate, pasi ka vjedhur nën rrogoz, qindra mijra euro, duke shitur një rezitencë të pabërë, raporte të sitisura, madje dhe monitorime fiktive të zgjedhjeve, po përpiqet të vjedhë vizibilitetin mbështetjen dhe të infiltrohet në protestën që mbahet prej 23 ditësh në Tiranë.

Migen Qiraxhi, si shumë të tjerë që janë pasuruar me lekët e Soros ose Fondacionit të Hapur për Shqipërinë, duke i ndarë mes vedit, nuk është as më më shumë e as më pak sesa një zhvatëse fondesh, i emëruar kordinator projektesh, në një ojq që vetëm për qëndresë nuk është dëgjuar.
Në faqen e kësaj ojq-je gjen të listuar projektet, po kurrësesi shumat përkatëse të përfituara. Për të cilat na u desh të investingonim pak me thellë. Vetëm nga Fondacioni Soros nëpërmjet Lëviz Albania, Migen Qiraxhi ka marrë grante që kapërcejnë vlerën e 120 mijë eurove. Po të shtosh vlerat e projekteve të tjera ndër vite, një gjysmë milioni euro i ka bërë mirë “Qëndresës Qytetare”, për ta nxitur të vrapojë për ndonjë kockë tjetër, disa foto për instagram e disa intervista, që në ditët e para të protestës në Tiranë.

Sipas të dhënave zyrtare të Lëviz Albania organizata “Qëndresa Qytetare” është përfituese e projektit strategjik “PërQytetin”. “Qytetari IN” figuron gjithashtu si projekt i kësaj organizate i mbështetur nga LevizAlbania. Emra të bukur të shoqëruar me shuma të majme, por nuk dihet cfarë përfitimi kanë pasur drejtpërdrejt qytetet ku janë zbatuar, apo qytetarët e përfshirë.
Atë që ata dinë më siguri janë skemat 35 vjeçare të vjedhjeve të organizatave jo qeveritare në Shqipëri, të cilat bëjnë sikur i shajnë qeveritë e partitë, atëherë kur u duhet. E gjitha kjo përkthehet në më shumë fonde. Nga praktika e programit Lëviz Albania, grantet strategjike kanë qenë ndër grantet më të mëdha. Në dokumentet e thirrjeve të programit që janë cituar shpesh në raportime publike, kufiri i një granti strategjik ka qenë rreth 60,000 CHF për projekt.

Ndërkohë në faqen e “Qëndresa Qytetare” që qëndron fort, kur vjen puna e përfitimit të fondeve në emër të qytetarëve, nuk ka asnjë pasqyra financiare publike të të aksesueshme për të gjitha projektet e realizuara. Fonde pafund janë gllabëruar edhe nga donatorë të tjerë seriozë, të cilët me siguri i janë referuar cv-së së kësaj organizate jo qeveritare dhe lidhjeve të saj sorosiane.
Por, ajo që duhet theksuar është që për zbatimin e këtyre projekteve duhet domosdoshmërisht bashkëpunimi i institucioneve shtetërore për të cilat proteston sot Migen Qeraxhi dhe organizata e tij, ndonëse faktet flasin se i ka pasur në dispozicion.

Me një llogari të thjeshtë të gjithë gamës së projekteve, duket se “Qëndresa Qytetare”, ka interes të fortë të dali në proteste për të zgjeruar në vijim portofolin e vjedhjeve nga rreth 500 mijë euro totali, deri sa të kapi milionëshin në vijim. Prandaj edhe Migeni shfaqet si kapedan e rreh gjoksin te, Faqja e Fevziut që çuditërisht zgjedh pikërisht këtë personazh për të folur për protestën.
Ajo që nuk i thotë dot Migen Qiraxhi shqiptarëve është se me rrogën e kordinatorit të projekteve sorosiane, përballon edhe spitalet private edhe shtëpitë lluksoze. Këta prototipë luftojnë fort për interesa të pastra parash dhe promovohen me dhunë e me mik edhe në mediat kombëtare.

Në vijim do të të zbulojmë edhe skemën e plotë të abuzimeve më fondet e Lëviz Albania, ku rreth 7 milionë euro të akorduara nga qeveria zviceriane, merr përsipër ti shpërndajë Fondacioni Soros dhe ombrella e njerëzve të tij. Deri atëherë Migenit arkitekto-aktivist dhe organizatës së tij do t’ë mendohen mirë para se të nisen në protestë se mbase ndonjë flamingo do t’a identifikojë si hajdut.

