Deputetja e PD-së, Klodiana Çapja, lidhje e fortë familjare e grupit kriminal Çapja në Elbasan, është tallur me protestuesit, të cilët prej tre javësh kërkojnë rrëzimin e qeverisë Rama, por edhe dorëheqjen e Sali Berishës. Me ose pa vetëdije, Klodiana Çapja thotë se protestuesit po krihen në bulevard, një pretendim që i shkon linjës së kryeministrit Edi Rama, i cili ka ironizuar blogere dhe influencere, të cilat i janë bashkuar protrstës për ‘like’. Kujtojmë se edhe Sali Berisha e sulmoi fillimisht protestën dhe doli hapur në mbështetje të investimit në Zvërnec.
Deputetja e PD-së Klodiana Çapja, para se të zgjidhej deputete nga Berisha përmes listës së mbyllur, ka punuar si mëkëmbëse e Alketa Vejsiut, në pastrimin e parave në ndërtim të bashkëshortit të zonjës Vejsiu, Ardia Nelo, me të kaluar të zezë në Itali. Klodiana Çapja, përmes njohjeve të saj, gjente blerës për apartamentet e çiftit Vejsiu-Nelo, duke mashtruar dhe manipuluar kontratat noteriale.

Disa blerës të apartamenteve me para cash dhe forma të tjera për të fshehur gjurmimin nga organet ligjzbatuese, me ndërmjetësimin e deputetes Çapaj, rezultojnë subjekte të ligjit anti-mafia. Deri para se të merrte mandatin e deputetes, zonja Çapja ka vepruar si një prej fijeve kryesore të pastrimit të parave nga Alketa Vejsiu përmes shitblerjes së pasurive të paluajtshme, me anë të kompanisë Orion Construction shpk.


Madje, edhe pasi është zgjedhur deputete, në vend të përfaqësimit të interesave të zgjedhësve, Klodina Çapja reklamonte kullat e bashkëshortit të Alketa Vejsiut, për të gjetur blerës potencialë për apartamentet e shitura në letra nën dhe në kosto, duke kompesuar vlerën reale me para të pista cash.

Si e besuara e Alketa Vejsiut, ka indicie dhe informacione që Klodiana Çapaj ka pastruar paratë edhe të disa politikanëve socialistë, të skeduar nga drejtësia për pastrim parash, shpërdorim detyre dhe për lidhje me grupet e trafikimit të drogës. Ndëkaq, pasi u zgjodh deputete, Klodiana Çapja kishte detyrimin ligjor për deklarimin e pasurisë.

Nga verifikimi i deklaratës fillestare (të plotë) të pasurisë së dorëzuar pranë ILDKPKI, rezulton se Klodiana Çapja nuk ka deklaruar të ardhurat nga puna pranë kompanisë Orion Construction shpk, të bashkëshortit me të kaluar të zezë në Itali të Alketa Vejsiut. Edhe pse publikisht zonja Çapja ka ekspozuar veten si punonjëse e çiftit Nelaj-Vejsiu, deputetja nuk deklaron të ardhura nga kjo punë në deklarimin e pasurisë.

Ku ka punuar dhe çfarë pune ka bërë Klodiana Çapja para se të zgjidhej deputete? Pse nuk e ka deklaruar në deklaratë e pasurisë si ligjvënësit e tjerë? A ka pasuri të tjera të padeklaruara zonja Çapja? Përgjigja i takon SPAK-ut.