Aksident i frikshëm në Durrës, “Mini Cooper” përfundon në kanal pas përplasjes me “Benz”-in, plagosen dy vajza

Kronike

Publikuar: 23/06/2026

Aksident i frikshëm në Durrës, “Mini Cooper” përfundon në kanal pas përplasjes me “Benz”-in, plagosen dy vajza

Një aksident automobilistik është shënuar pak minuta më parë në zonën e ish-Kënetës në Durrës.Një automjet tip Mini Cooper në të cilin udhëtonin dy vajza është përplasur me një Benz C Class dhe ka përfunduar në kanal.

Si pasojë janë dëmtuar dy vajzat. Nga dëshmitë në vendngjarje rezulton paraprakisht se Mini Cooper ishte me shpejtësi kur u përplas në kryqëzim me mjetin që vinte në të majtë të tij.

Dy vajzat janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore, ndërsa në vendngjarje priten ekspertët për kryerjen e veprimeve proceduriale.