“Më mori në telefon”, banori i Vaut të Dejës dëshmon në seancën ndaj kryebashkiakut Shkreli

Kronike

Publikuar: 23/06/2026

“Më mori në telefon”, banori i Vaut të Dejës dëshmon në seancën ndaj kryebashkiakut Shkreli


Aleksandër Dodani, banor i Vaut të Dejës, ishte dëshmitari i radhës në seancën e së martës ndaj kryebashkiakut Kristian Shkreli. Ai është shprehur se Shkreli e ka marrë në telefon dhe se i ka thënë krushkut të tij të votonte PS-në, por shton se ai është demokrat. Dodani mohoi që të ketë pasur ndonjë presion nga Shkreli. 

Dodani: Unë kam dhënë dëshminë te prokuroria, atyre fjalëve i qëndroj

Spak: jeni në një dijeni për një investim për një linjë elektrike në shërbim të banorëve?

Spak: A e njihni Kristjan Shkrelin

Dëshmitari: Jemi të zonës. Është kryetar i bashkisë së Vaut të Dejës.

Spak: Në vitin e kaluar 11 maj 2025 janë bërë zgjedhjet, a keni pasur kontakt për zgjedhjet elektorale?

Dëshmitari: Unë s’kam pasur kontakt. Më ka marrë në telefon. Kam një mik timin aty në Araç, zona jonë është e ndarë PS, PD. Miku im është i djathtë, unë jam i majtë. Kristjan Shkreli më ka marrë në telefon. Unë mikut tim (krushkut) i kam thënë të votojë për PS, por ai është demokrat.

Avokati: Ju kërkoi votën kundrejt ndonjë përfitimi?

Avokati: Kristjani ju ka bërë ndonjë presion?

Dëshmitari: Absolutisht jo.