Një histori rozë mes drejtuesit të Acromax Aldor Nini dhe mbesës së Anila Bashës, Sara Basha, është kthyer në dosje penale nga Prokuroria e Tiranës, dosje e cila pritet të zhbëhet nga gjykata si një histori hakmarrje, fabrikim provash dhe deformim të të vërtetës.

Prokuroria, nën presionin e thithlopës së gjobave dhe shantazheve, Anila Basha, bashkë me mutacionin mediatik Elvi Fundo allias Vesho mallisti, akuzon Aldor Ninin se ka përndjekur Sara Bashën, e cila po përdoret nga halla e saj dhe Vesho mallisti për t’u hakmarrë nda Aldor Ninit të Acromax, i cili ka inicuar kërkesat për mbylljen e rrjeteve sociale të portaleve të dy gjobëvënsve Anila Basha dhe Elvi Fundo.
Sot, gjyqtarja Enkeleida Dalipi ka marrë në shqyrtim paraprak dosjen e prokurorit Bledar Maksuti, një prokuror me integritet, por që çuditërisht ra pre lojërave hakmarrëse të Anila Bashës, duke mbyllur sytë para të vërtetës.
Gjyqtarja Dalipi pritet të vendosë për rrëzimin e dosjes, por si opsione mbeten edhe kthimi për hetim të mëtejshëm ose kalimi për gjykim.
Thithlopa e gjobave Anila Basha dhe Vesho mallisti kishin agazhuar sot një bandë me pijanecë, pseudogazetarë, fotografë, kameramanë dhe gazetarë me qëllim për të ushtruar presion ndaj gjykatës për një histori rozë dhe hakmarrje të Anila Bashës dhe Elvi Fundos.

E befasishme dhe e çuditshme ishte prezenca para gjykatës e gazetarit profesionist dhe me integritet, Aleksandër Çipa.
Vështirë të besohet se z. Çipa, një gazetar i respektuar dhe me autoritet, të bëhen pjesë e lojës dhe batakut të llumit të gazetarisë në Shqipëri, Anila Bashës dhe Elvi Fundos, aq më tepër për një çështje të sforcuar, histori rozë, xhelozi dhe hakmarrje.

Befasia nuk mbaron këtu, pasi Çipa, pas seancës gjyqësore, është shfaqur poshtë zyrave të Acromax, duke krijuar dyshime se po përndjek Aldor Ninin me urdhër të Anila Bashës.
Para gjyaktës u shfaq edhe administratori i Vesho mallistit, Xhovani Shyti, të cilit i desh disa minuta për t’a kuptuar se ku e kishte çuar Vesho, për shkak se, si gjithnjë, ishte i dehur që në mëngjes.

Xhovani Shyti nuk është dora e punëve të pista të Vesho mallisti, por ky i fundit bën të gjitha poshtërsitë mbi kurrizin e Xhovani Shyti, duke e ekspozuar para përgjegjësive penale.
Thua se ishte ndonjë çëshje me interes të madh publik, duke keqpërdorur statusin e gazetarit, para gjykatës u shfaq edhe A. R., një ish hamall që ngarkonte e shkarkonte gazeta, i cili pas 20 vitesh në media, nuk di të shkruajë qoftë edhe një fjali të thjeshtë me kryefjalë, folje dhe rrethanor.
Ndërkaq, pas vendimit të kompanisë Meta për t’i mbyllur llogarinë në Facebok portalit CNA të Vesho mallistit, ky i fundit është tërbuar ndaj Aldor Ninit, duke kulmuar me përndjekje.
Shpresojmë t’i heqë dikush ‘pjatën me mall’ pasi ka kaluar në overdozë!