Mashtrimi me kreditë/ Olsi Ibro konsumoi fostoksinë para se të hidhej nga pallati në ndërtim

Aktualitet

Publikuar: 20/07/2024

Mashtrimi me kreditë/ Olsi Ibro konsumoi fostoksinë para se të hidhej nga pallati në ndërtim

Detaje të reja janë bërë me dije më lidhje me vetëvrasjen e Olsi Ibros, një prej të akuzuarve si pjesë e skemës së mashtrimit me kreditë.

TCH raporton se ai para se të vetëhidhej nga një pallat në ndërtim e sipër në rrugën “Ramazan Shijaku”, në Tiranë ka konsumuar fostoksinë.

Godina ku 45-vjeçari kreu këtë akt ndodhet vetëm pak metra nga pallati ku ai jetonte me familjen e tij.Vetëvrasja është pista e parë e kësaj ngjarje e cila megjithatë është nën hetim.

Vetëvrasja e Ibros vjen një ditë pas sekuestrimit të dy shoqërive “Micro Credit Albania” dhe “Final” nga ana e Prokurorisë së Tiranës.

E përfshirë në skemën e mashtrimit me mikroreditë është edhe bashkëshortja e 45-vjeçarit të ndjerë, Elsa Ibro, për të cilën gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa i ndjeri ishte shpallur në kërkim.

Deri më sot, mendohej se ai nuk ndodhej në Shqipëri, ndaj dhe nuk kishte dalë para drejtësisë, por duket se vërteta ka qenë ndryshe.