Prapaskena sjell sot evidenca për një tjetër aferë korruptive të Arben Ahmetajt me pasuritë publike.
Në shtator të vitit 2016, Arben Ahmetaj, në atë kohë ninistër i Financave dhe Ekonomisë, ka firmosur privatizimin e pronës së njohur si ish-sera, te Unaza e Re, në të cilën biznesmeni Mond Bega po ndërton një kompleks pallatesh.
Drejtori i Pronës Publike, Endrit Duçka, pjesë e kartelit të Arben Ahmetajt, ka deklaruar se privatizimi i serave dhe magazinave te Unaxa e Re është bërë për llogari të Maliq dhe Hamdi Pinarit, si trashëgimtar.
“Në asnjë rast ministria e financave nuk ka lidhur apo privatizuar asnjë pronë me emrin Edmond Bego, ky person nuk figuron në asnjë dokument”, tha Duçka.

Po si qëndron e vërteta?
Arben Ahmetaj, me kunatin e tij Klodian Mene që e kishte caktuar drejtor i privatizimeve në Ministrinë e Ekonomisë dhe Endrit Duçkën drejtor i Pronave Shtetërore (që është dhëndri i oligarkes Vilma Nushi, ortake në biznes e pastrim parash me Ahmetajn me kompaninë Hermes), kanë kryer privatizinin pronës publike për interesa të Mond Begos.
Së pari, pagesa për privatizimin e pronës publike me vlerë 1.5 milionë euro rezulton se është bërë nga kompania Inerte Ekspres. Administrator dhe pronar i kompanisë së ndërtimit Inerte Ekspres është pikërisht Edmond Bega, allias Manoli Bego, allias Sajmir Sina, allias Belul Gjatari, i dënuar për trafik droge, por që e ka shlyer dënimin dhe konsiderohet i rehabilituar.


Së dyti, Edmond Bega po ndërton sot pallate në pronën e privatizuar nga Arben Ahmetaj dhe grupi i tij në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.
Së treti, sipas dosjes së SPAK për korrupsionin e Arben Ahmetajt dhe rolin e tij si bosi i inceneratorëve, Ahmetaj dhe Bega kanë udhëtuar bashkë jashtë vendit, fakt që ngre dyshime se privatizimi i pronës publike është produkt i pazareve mes tyre. Dhe jo vetëm kaq, por Bega është angazhuar në mbulimin e pastrimit të parave nga Ben Ahmetaj me pasuri të palujtshme.

Mong Bega mboloi vilën e Tigrit në Palasë
Në dosjen e SPAK për korrupsionin e Arben Ahmetajt dhe rolin e tij si bosi i inceneratorëve, thuhet se biznesmeni Mong Bega, me kompaninë e tij Inerte Ekspres është përdorur nga Arben Ahmetaj për kamuflimin e vilës së tij nr. 73 në Palasë, me vlerë mbi 1 milionë euro, produkt i parave të korrupsionit.

Pasi Ahmetaj privatizon pasurinë publike në shtator 2016 për interes të Mond Begos, ka kaluar në emrin e kompanisë së tij vilën e Arben Ahmetajt në Palasë.
Në prill 2021, Mond Bega, përmes kompanisë së tij Inerte Ekspres, i ka shitur fiktivisht vilën nr. 73 Arben Ahmetajt në Palasë, shtetases Elda Dinaj, shoqe e Albina Mançkës, ish bashkëshortja e Arben Ahmetajt.
Prokurorët e çështjes Altin Dumani dhe Enkeleda Millonai kanë arritur në konluzionin se Arben Ahmetaj ka përdorur Mond Begon për kamuflimin e vilës 73 në Palasë, me vlerë mbi 1 milionë euro.
Por, prokurorët nuk janë thelluar më tej tek bashkëpunimi i Arben Ahmetajt me Mond Begon për tjetërimin dhe përvetësimin e pasurive dhe prave publike, një praktikë kjo që Arben Ahmetaj e ka zbatuar edhe me klientë dhe shokë të tjerë të tij.