Në dosjen e SPAK për pastrimin e parave dhe korrupsionin e Arben Ahmetajt del në pah edhe biznesmeni Mond Bega allias Manoli Bego, alias Sajmir Sina, alias Belul Gjatari, i dënuar për trafik droge, por që e ka shlyer dënimin dhe konsiderohet i rehabilituar.

Në dosjen e SPAK thuhet se Mond Bega dhe Arben Ahmetaj kanë udhëtuar bashkë jashtë vendit. Në prill 2021, Mond Bega, përmes kompanisë së tij Inerte Ekspres, i ka shitur vilën nr. 73 Arben Ahmetajt në Palasë, përfituar nga Ahmetaj me skemë korrupsioni dhe kamufluar në emrin e Elda Dinajt, shoqe e ish bashkëshortes së Arben Ahmetajt, Albina Mançka.
Prokurorët e çështjes Altin Dumani dhe Enkeleda Millonai kanë arritur në konluzionin se Arben Ahmetaj ka përdorur Mond Begon për kamuflimin e vilës 73 në Palasë, me vlerë mbi 1 milionë euro.
Nga hetimet ka rezultuar se Mond Bega në fakt nuk ka lidhje me vilën, por është angazhuar me kompaninë e tij Inerte Ekspres për të ndihmuar Ben Ahmetajn, për mbulimin e pasurisë, ku më pas ka hyrë në lojë Elda Dinaj, si mbulesë e vilës së korrupsionit.


Shitja është bërë tek noteri Alket Mançka, i cili është ish kunati i Arben Ahmetajt, vëllai i Albina Mançkës. Elda Dinaj nuk ka qenë fare në Shqipëri kur është bërë shitblerja tek noteri.
Alket Mançka me Mond Begën kanë falsifikuar aktin noterial.
Si Mond Bega, ashtu edhe Elda Dinaj, kanë gënjyer SPAK-un kur janë pyetur për vilën e Arben Ahmetajt në Palasë, duke u përjekur që të fshehin pronarët realë të vilës.
Elda Dinaj ka gënjyer në mënyrë banale. Madje duket e çuditshme se si SPAK nuk e ka marrë të pandehur për deklarim të rremë para prokurorit. Elda Dinaj nuk ka asnjë lidhje me vikën 73, por ajo është përdorur si gjethe fiku nga Ben Ahmetaj dhe Albina Mançka.



Edhe Mond Bega nuk ka treguar të vërtetën kur është pyetur në SPAK. Bega ka mbrojtur versionin e rremë sikur vilën ia ka shitur mashtrueses Elda Dinaj. Mond Bega tregon edhe se si ka firmosur shitjen pa qenë prezent fare pala blerëse!

Në dosjen e SPAK flitet për një dokument që tregonte se vila ishte në pronësi të Albina Maçkës, si dhe për lëvizje në panik të punonjësve të resortit në Palasë për të zhdukur provat dhe penguar drejtësinë.

Po pse Mond Bega do të rrezikonte kaq shumë për Tigrin?
Mos vallë ka privatizuar ndonjë pasuri publike apo ka marrë para nga rindërtimi me dorën e Arben Ahmetajt?