SPAK po heton me intensitet privatizimet e dyshuara si korruptive që nga vitit 2013 deri më sot.
Janë sekuestruar dosjet e privatizimeve dhe po identifikohet grupi kriminal në zyrat e shtetiti.
Prona publike dhe private, sidomos në Tiranë, kanë kaluar në duart e një rrethi klientësh, të cilët në këmbim të përfitimit të aseteve publike me vlerë dhjetëra milionë euro, kanë dhënë ryshfet me vlerë miliona euro.
Operacioni i madh korruptiv, me pasoja shumë të rënda, është realizuar nga një grup zyrtarësh me padron Arben Ahmetajn, herë si ministër Ekonomie dhe herë si ministër Financash.
Në kuadër të hetimeve për privatizimet, disa ditë më parë dëshmoi në SPAK ish ministri i Financave Shkëlqim Cani, i cili ç’është e vërteta, rezulton ministri i parë në historinë e pluralizmit që ka refuzuar të firmosë vendime korruptive me pasoja në pasurinë dhe interesin publik.
Kjo ishte edhe arsyeja se pse Edi Rama shkarkoi Canin në shkurt të vitit 2016, duke e zëvëndësuar me Arben Ahmetajn, një nga figurat më të korruptuara në historinë e shtetit shqiptar.
Tigri firmoste çdo gjë, sidomos për tjetërsimin dhe ndarjen e pronave publike. Ndaj Rama nuk është i sinjqertë kur thotë sot se nuk e ndihmon dot Tigrin për ta shpëtuar nga burgu, pasi ka ‘ngrënë dardha’.
Po cili është klani i Arben Ahmetajt që ka udhëhequr operacionin e privatizimeve korruptive?
Dora kryesore e Arben Ahmetajt në privatizimet korruptive është Endrit Duçka, drejtor i vlerësimit dhe shitjes së pasurive shtetërore.
Duçka është kushëriri i Geraldina Prodanin, pjesë e klanit të Tigrit, e cila pritet të arrestohet nga SPAK-u.
Duçka është dhëndri i oligarkes dhe ‘kuçedrës’ së korrupsionit Vilma Nushi, e cila ka lidhje të hershme me Arben Ahmetajn, në shkrirjen dhe humbjen e gjurmëve të kompanive të përfshira në afera korruptive, siç ishte kompania Hermes, pastrim parash, transaksione etj.
Vilma Nushi është simbol i koncensioneve korruptive në shëndetësi. Me emrin e saj lidhet koncensioni korruptiv të “Check-up” me vlerë 130 milionë Euro.
Vilma Nushi është marrë më parë në pyetje nga BKH-ja, por ‘kuçedra’ e “Check-up” shpëtoi bashkë me Ilir Beqjan nga arrestimi.
Vjehrra Vilma Nushi duket se është nyja lidhëse e dhëndrit të saj Endrit Duçka me Arben Ahmetajn.
Endrit Duçka është agazhuar në grabitjen e pronave publike tek 5 Maj dhe Fabrika e Miellit, duke i kaluar në emrin e vëllezërve Devolli, të cilët i kanë dhënë çanta me para Arben Ahmetajt.
Duçka dhe është angazhuar për privatizimin e ish serës tek Unaza e Re, duke e kaluar në pronësi të ish trafikantit të drogës, Edmond Bego.
Duçka i ka shpëtuar deri më sot ndëshkimit penal falë lidhje të forta klienteliste.
Në pah del emri i Geraldina Prodanit (Duçka), ish Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Financave, më pas në Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Shëndetësisë. Prapaskena mëson se kur Shkëlqim Cani u pyet në SPAK para disa ditësh, ishte habitur pasi Geraldina Prodani kishte vepruar në fshehtësi të tij kur ishte ministër. Dike e ditur se Cani do të kundërshtonte, Prodani ka anashkaluar ministrin, duke futur në dosjet e privatizimit shumë akte pa firmën e ministrit.
Rol kyç në privatizimet korruptive të Arben Ahmetajt, ka kunati i tij Klodian Mene, drejtor i privatizimeve në Ministrinë e Ekonomisë.
Vëllai i kunatit të Ahmetajt, Leonard Mene, është drejtor në OSHEE, ortak në afera me drejtorin kryesor Ardian Çela, i cili ka krijuar një bandë banditësh për të mbrojur karrigen dhe vjedhjet.
Klodian Mene ka udhëhequr dhe finalizuar procedurat e privatizimeve, duke kaluar pasuritë publike në pronësi të klientë të kunatit të tij, Arben Ahmetajt.
Më tej vjen, Knid Bashari, vëllai i kryetares së ILDKPKI, Evgjeni Bashari. Knid Bashari është një nga ushtarët e besuar të Ahmetajt, i cili e merrte me vente në çdo ministri.
Ahmetaj jo vetëm e kontrollon ILDKPKI, por madje ka diktuar emërimin e ish sekretares së Shkëlqim Ganajt, Evgjeni Bashari, për të mbrojtur pasuritë e krijuara nga korrupsioni.
Ndërkaq, njeriu që lëviz dhe ‘parkon’ paratë e korrupsionit të Arben Ahmetajt, është Artan Gjokaj.
Nga mësues në arsimin fillor në Gjirokastër, Artan Gjokajn e solli Tigri në Tiranë si njeri të besueshëm, duke e katapultuar në poste drejtuese.
Me një mastër fals, Gjokaj mori TND dhe u emërua nga Ahmetaj drejtor i Letrave me Vlerë.
Gjokaj është pjesë e rrjetit të Tigrit si Alda Klosi, të cilët sistemojnë çantat me para. Edhe gruan, nga edukatore kopshti, Tigri ia bëri drejtoreshë. Për aktivitetin e Gjokajt do flasim në vijim.
Gjokaj ishte në makinë me Arben Ahmetajn, kur u aksidentua në Shkup.
Pjesë e çetës së korrupsionit është edhe Bejko Late, i cili nga inpektor tatimesh në Gjirokastër, Ahmetaj e bëri drejtor inpektimi në Ministrinë e Financave. Late është një nga duart e korrupsionit të Tigrit dhe zhvatjes përmes inspektimit tatimor.