Elvi Fundo pranon se i kërkoi Veliajt leje ndërtimi për Ben Relin. Do merrte dy kate për TV-në e tij dhomë e kuzhinë? A do nisë hetimet SPAK-u?

Kryesore

Publikuar: 02/05/2024

Elvi Fundo pranon se i kërkoi Veliajt leje ndërtimi për Ben Relin. Do merrte dy kate për TV-në e tij dhomë e kuzhinë? A do nisë hetimet SPAK-u?

Ish zyrtari i PD Elvi Fundo, më herët subjekt i deklarimit të pasurisë, ka pranuar se i ka kërkuar favore të paligjshme kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, konkretisht një leje ndërtimi për biznesmenin Arben Reli, i dënuar dhe me disa dosje penale nga Tirana deri në Korçë.

Në vijim të llumit dhe pretencës me teneqen mediatike CNA, Vesho mallisti shkruan se analistët e banaqeve televizive kanë kërkuar favore te Veliaj, por që ky i fundit duhet të mbajë përgjegjësi për dosjet 5D dhe inceneratorët, dosje për të cilat, se kush ka përgjegjësi, do t’a vendosë hetimi i SPAK, i cili do certifikohet nga gjykata.

Ka dyshime të forta se në këmbim të ndikimit të paligjshëm për të marrë lejen e ndërtimit për pallat, Arben Reli do t’i jepte Fundos dy kate nga pallati që do të ndërtonte te Kopshti Zoologjik, për televizionin dhomë e kuzhinë që Vesho ka te Kopshti Botanik.

Ndërkaq, pasi Veliaj nuk ka pranuar kërkesën e Fundos, ky i fundit i është turrur me portalin CNA, gjoja në emër të interesit publik.

Vesho ka konsumuar figurën e veprës penale të ndikimit të paligjshëm.

Në bazë të neni 75 / a të Kodit të Procedurës Penale, vepra penale e ndikimit të paligjshëm është në kompetencë të SPAK-ut, me në krye Altin Dumanin, të cilin Vesho e ka cilësuar si një prokuror që ha gjizë.